Dinamo e historisë, kthimi i shumëpritur…

Përgatiti: Isuf Myrtaj

Dita e popullit blu ka mbërritur. Parashikim? Aspak. Sot Dinamo e Tiranës, 18 herë kampione e vendit por dhe e 13 trofeve të Kupës së Shqipërisë e dy Superkupave, gati të presë biletën e kthimit pas 9 edicioneve cfilitjeje në Kategori të Parë.

Ishte edicioni i largët 2011-12 kur skuadra blu e kryeqytetit e ‘masakruar’ nga koha, me futbollistë si Kuli, Djarmati, Imami, Maho, A.Daja, K.Asllani etj, luante për herë të fundit në elitë.

Ndërkaq, italiani Marko Pontreli, president i klubit deri “dje”, ka meritën kryesore të zgjimit dhe kthimit të Dinamos në nivele të larta.

Sot me shumë gjasë, festa e madhe. Nëse kalojnë Vorën me një ‘gjysmë goli”. Natyrshëm blutë kanë gjithë të drejtën legjitime të ngrenë në ‘qiell’ italianin për të cilin kur mori drejtimin e klubit, nga segmente të caktuara, u paragjykua ndjeshëm…

Sot dita e madhe e Dinamos 71 vjeçare (themeluar në 1950). Pontreli ka bërë lëvizjen e madhe në prag-festë. E ka kaluar Dinamon te investitorë të rinj e të zotë. Bashkë me ta dhe ai. E ka dorzuar te Ardian Bardhi.

Zëvendëspresident i klubit të Teutës deri pak javë më parë. Së bashku me Agron Papulin, Olger Priftin, garanci e madhe për një Dinamo të madhe.

Kthyer te kalendari dhe detyra parësore e ditës, Dinamo e dinamovitëve, ose “nëndetësja blu” e trajnerit aktual Olsi Uku, lipset që sot të kalojë ndeshjen me fqinjët e Vorës në ‘Internacional’ të Pezë-Helmës.

Kategoria e Parë luan sot duke nisur nga ora 15:00 dy takimet e parafundit për zonën play-off në Grupin A:

Java e 23:

15:00

Vora- Dinamo (Pezë)

Korabi-Burreli

Klasifikimi Play out, Grupi A, pas javës së 22:

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!