Zhan Viktor dhe Skënderbeu në superformë, Partizani…

Korçarët janë skuadra e momentit, Memellit ndaj Partizanit, i kthehen titullarët.

Skënderbeu befasoi të dielën në Kamëz ndërsa për javën e 31-të, në tentativën për t’i ikur fundit, mundi 0-2 Kastriotin e Krujës.

Një ndër futbollistët më aktiv të formacionit të Memellit ishte padyshim autori i golit të parë Zhan Viktor. Duke folur për mediat sportive pas suksesit me krutanët, braziliani i Skënderbeut e ka cilësuar futbollin në Shqipëri shumë fizik por edhe më taktik se në të gjitha ekipet ku është aktivizuar më parë.

Ndërkaq, në ndeshjen e radhës, korçarët do të ndeshen në shtëpi me Partizanin e vendit të parë. Një duel që sërish merr permasa finaljeje e rezultati që mbetet i paparashikuar.

Viktor Gonçvales pasi ndihmoi bardhekuqtë në triumfin me Kastriotin, beson se do të shkojë sërish te goli. Aq më tepër që pikërisht ndaj Partizanit në fazën e tretë ka shënuar golin e parë e përcaktues.

”Me Partizanin ishte goli im i parë me këtë fanellë. Shpresoj shumë të përsërisim të njëjtin sukses edhe këtë radhë. luajm ndaj vendit të parë dhe do të jetë e vështirë, por ne po kalojmë një formë të shkëlqyer dhe kam besim se do t’ia dalim me rezultat pozitiv”, ka deklruar Zhan Viktor Gonçvales.

Sakaq, rikthehet në formacion Vangjel Zguro por me shumë gjasë edhe sulmuesi Elvi Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!