Partizani në krye, Lushkja dy gola Kukësit, Vllaznia…

Pesë javë nga fundi: Partizani 57, Teuta 56, Vllaznia 54, Laçi 53…

Kategoria Superiore, java e 31-të:

Shkodër:

Vllaznia- Teuta 0-0

Vllaznia në ‘Loro Boriçi’ ishte më diktuese se Teuta e Edi Martinit deri para kësaj sfide lidere e Superiores. Dy skuadrat kanë ndarë pikët por me gjasë të dyja klubet nuk kanë mbetur të kënaqur. Tashmë kur duhen dhe 5 javë nga fundi, kreu i takon Partizanit.

Elbasan:

Partizani- Apolonia 1-0 (J. Asani 76′)

Një gol i shënuar në të 76-ën nga Jasir Asani i ka dhënë tri pikë Partizanit në duelin e luajtur sot ndaj Apolonisë së Fierit. Ndeshja e luajtur në ‘Elbasan Arena’, vertetoi dhe njëherë se diferencat në këtë kampionat, janë minimale. Megjithatë goli i 9 sezonal i Asanit ka mjaftuar që të kuqtë falë dhe kombinimëve të javës së 31-të, të kapërcejnë të vetëm në krye me 57 pikë.

Laç:

Laçi- Kukësi 2-0 (Lushkja 7′, 31′)

Në 15:00 bardhezinjtë e Shpëtim Duros falë dy golave të mesfushorit Regi Lushkja, kanë kaluar Kukësin e Joses me shifrat finalë 2-0. Fillimisht një penallti e gjuajtur nga kavajasi me topin e rikthyer (pret Xhika) që Lushkja e dopoziton në rrjetë. Në të 31-ën, supergoli i numrit 10-të bardhezi. Një goditje në hyrje të zonës me topin që përfundon në këndin e majtë të portierit të Kukësit Xhika.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!