Spastrime te Gjilani, Nikaç e Fustar jashtë

Ish-futbollisti i Teutës, Darko Nikaç dhe ishi i Flamurtarit e Kamzës, Ivan Fustar, janë dy lojtarët e Gjilanit në Ipko që mbyllin kontratat para kohe. Klubi ka njoftuar në faqen zyrtare arsyet.

Njoftimi i Gjilanit:

“Sport Club Gjilani, me anë të kësaj komunikate, njofton se ka mbyllur bashkëpunimin me futbollistët Darko Nikaç dhe Ivan Fustar. Mbyllja e bashkëpunimit 3 javë para mbylljes së kampionatit vjen pasi që dyshja futbollistëve kishin pësuar dëmtime.

Pas ekzaminimeve mjekësore, rezultoi se ata kishin mbyllur kampionatin dhe kësisoj klubi mbylli bashkëpunimin me ta. Ivan Fustar ishte bashkuar me klubin verën e kaluar, ku ishte pjesë e skuadrës për një edicion, kurse Darko Nikaç, klubit tonë i ju bashkua në “merkaton” e dimrit të vitit 2020

Sulmuesi ishte pjesë e suksesit të vitit të kaluar, ku skuadra mori pjesë në kualifikimet e Europa Ligës, me ç’rast kishte realizuar golin debutues në garat europiane për skuadrën tonë, në fitoren 3 me 1 përballë Dark Tree Pennes në San Marino.

Klubi i falënderon futbollistët për kontributin e tyre sa ishin pjesë e skuadrës sonë dhe ju uron suksese në vazhdimin e karrierës së tyre në futboll”, shkruhet në njoftimin e Gjilanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!