Shkarkohet Duro, klubi në komunikatë

Klodian Duro zyrtarisht nuk do të jetë më trajner i skuadrës së Feronikelit. Lajmi vjen pas humbjes së pësuar në transfertë me Dritën e Gjilanit.

Javën e kaluar një punonjës i klubit i kërkoi ‘Live’ në konferencë për shtyp të vetëlargohej nga Feronikeli ndërsa sot pas humbjes me Dritën 3-1, klubi, nëpërmjet kësaj komunikate për media, lajmëron se ka mbyllur me Klodian Duron.

Njoftimi:

Duke qenë se FC Feronikeli u eliminua edhe nga Kupa e Kosovës dhe duke mbetur shumë mbrapa me pikë në tabelën e Superligës së Kosovës, një ndryshim ishte tejet i nevojshëm, prandaj Kryesia e FC Feronikelit e pa të arsyeshme ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin, Klodian Duro”.

“FC Feronikeli falënderon trajnerin, Klodian Duro dhe i dëshiron sukses në karrierën e tij të mëtutjeshme”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!