Ajeti tri pikë shprese Rexhianës

Skuadra e mbrojtësit kuqezi me tri javë deri në fund, rrezikon zbritjen në C.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti ka përjetuar një të shtunë të shkëlqyer ditën e sotme, teksa ka bërë heroin për ekipin italian të Rexhianës.

Mbrojtësi kuqezi ka shënuar golin e vetëm të sfidës në të 56′-ën në sfiden që Rexhiana zhvilloi kundër Pordenones në shtëpi, duke i dhuruar tre pikët skuadrës së tij.

Sipas uebsajtit të specializuar për statistika, SofaScore, Arlind Ajeti është vlerësuar si lojtari më i mirë i ndeshjes, me notën 7.8 dhe me 82.1% saktësi në pasime.

Ajeti ka luajtur deri më tani 23 ndeshje me Rexhianën, 21 prej të cilave i ka nisur si titullar dhe ka shënuar dy gola. Në dy nga tri takimet e mbetura Ajti dhe skuadra e tij do të ndeshen me Peskarën e Memushajt dhe SPAL të Berishës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!