Te Roma loja mbaroi, Sarri gati rikthimi…

Në Seria A pas rikthimit të Interit në majë, situata te disa klube si Juventus ka ndryshuar dhe te kampi bardhezi situata duket mjaft e trazuar. Aq sa dje, presidenti i klubit është parë të ndjekë seancën përgatitore…

Por zhgënjimi në mbrëmje në gjysmëfinale të Ligës së Europës nga Roma ka bërë që edhe te ekipi verdhekuq,situata të tensionohet.

Te Roma, ‘loja mbaroi’, shkruajnë mediat pranë klubit. Nëse do të kishte disa dyshime më parë, turpërimi që iu bë nga Mançesteri (6-2, Europa League) sanksionoi përfundimisht bashkëpunimin e Paulo Fonsekës dhe Romës në fund të sezonit.

Gjashtë ndeshje të tjera, pesë në kampionat në përpjekje për të arritur në vendin e shtatë për kualifikim në Europa League, por dhe e kthimit me ‘Djajtë e Kuq’ në Ligën e Europës dhe më pas rrugët me portugezin do të ndahen.

Dy sezone te Roma, puna me hope e cila nuk bindi Friedkin, me pronarin e kryeqytetasëve që me shumë gjasë ka vendosur për afrimin e Mauricio Sarrit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!