Ramos ul kërkesat, Perez në dilemë

Sipas spanjolles ABC, Serxhio Ramos do të ishte i gatshëm të shkurtonte pagën e tij nëse Real Madrid vendos për një rinovim të kontratës dy-vjeçare.

Florentino Perez nuk është shumë i bindur, duke pasur parasysh moshën e lojtarit, por përgjigja do të mbërrijë në ditët e ardhshme kur do të ketë një përballje mes mbrojtësit dhe presidentit të Realit.

Prej muajsh duket sikur palët kanë luftuar në distancë. Disa herë Ramos vuri në tavolinë edhe mundësinë e largimit pas afro dy dekadash (nga 2005) nga madrilenët.

Megjithatë duket se dashuria për të shkuarën me klubin më të madh në botë, ka bërë që kapiteni të reflektojë e të ripozicionojë kushtet e zgjatjes së kontratës. Perez, duhet të vendosë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!