Dinamo për ti dhënë kuptim ’emrit’, Egnatia një ditë më pas

Dinamo e Tiranës më pranë se kurrë drejt kthimit pas nëntë edicionëve në Superiore. Skuadra e Olsi Ukut, nesër do të përballet me një tjetër “Uk” si Agim Canaj i cili drejton prej disa muajsh Korabin e Peshkopisë.

‘Selman Stërmasi’, skuadra blu e cila ka zyrtarizuar Bardhin si president dhe dontarorë të tjerë bashkë me Pontrelin, pritet të bëjë gjithëçka për të marrë tri pikë.

Burreli pret Vorën në Liri Ballabani por matjanët tani e tutje do duhet të presin ‘dhurata’nga Vora dhe Korabi për të diskutuar javën e fundit në Burrel, një biletë me blutë 18 herë kampionë të vendit.

Grupin B, Egnatia e ka formalitet ngjitjen në Superiore. Rrogozhinasëve ju mjaftojnë vetëm tri pikë deri në fund për të bërë kthimin në sofrën e më të mirave që kur u larguan për herë të fundit në fund të vitit 2005.

Kalendari i plotë i ndeshjeve të javës në Kategorisë së Parë:

E shtunë, më 1 maj
Grupi A (Play-off):

15:00

Dinamo-Korabi
Burreli-Vora

Grupi A (Play-out)

Erzeni-Besëlidhja
Oriku-Veleçiku

Grupi B (Play-out)
Turbina-Lushnja

E diel, më 2 maj.
Grupi B (Play-off)

15:00

Pogradeci-Tomori
Egnatia-Besa



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!