Dinamo jep lajmin e madh, klubi drejt donatorëve seriozë

Biznesmenët Ardian Bardhi, Gurten Papuli, Olger Prifti kanë vendosur të investojnë te Dinamo. Është vetë klubi blu i kryeqytetit që ka bërë publik lajmin në profilin e tij zyrtar në rrjete.

Italiani Marko Pontreli teksa në momentin më të errët historik të 18 herë kampionëve të vëndit vendosi të investojë te Dinamo, tashmë nuk do të jetë president. Për tu parë zhvillimet në fund të sezonit teksa Dinamo është shumë pranë ngjitjes në Superiore pas afro një dekade në inferiore. Megjithatë Ardian Bardhi, sipas klubit do të jetë president i bluve.

Postimi i Dinamos:

Projekti Dinamo ka marrë një udhë të re, të sigurtë dhe me një projeksion suksesi për ta rikthyer një ndër skuadrat më të titulluara në vend me 18 kampionate të fituar në elitën e futbollit shqiptar.

Ardian Bardhi do jetë presidenti i ri, teksa në grupin e investimit do jenë njëherazi Gurten Papuli, Olger Prifti dhe Marco Pontrelli.

Bashkimi i investitorëve të rinj e falenderon Pontrelin për atë çka ka bërë deri tani me Dinamon në Kategorinë e Parë teksa të gjthë janë të bindur që tani e tutje përveç forcimit të aspektit financiar klubi do ketë një progres në organizim, menaxhim dhe infrastrkturë.

Bardhi ka përvojë në futboll si zv.President tek klubi i Teutës dhe është një vlerë e shtuar për Dinamon. Eksperienca e tij e fituar në futboll do ta ndihmojë Dinamon të ngjitet në majat më të larta, teksa Papuli dhe Prifti përveç resurseve financiare kanë dëshirën, vullnetin dhe vizionin për të ndërtuar një kompani sportive model.

Objektivi parësor është ngjitja në Superiore por nuk do ndalemi me kaq pasi do të kujdesemi të ruajmë traditë dhe vlerat e këtij klubi, që ndër dekada ka fituar simpatinë e të gjithë publikut për sjelljen brenda dhe jashtë fushës.

Ne do të ofrojmë 24 orë të ditës sonë, buxhetin dhe një staf profesional për të qenë sërish, jo më vetëm një nëndetëse, por një anije e fortë, e shtruar dhe pa ndalesa.

Ndaj kemi nevojë për të gjithë për ta ribërë atë që ka qenë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!