Dhunë afrikane, ushtria në aksion

TP Mazembe fitoi në transfertë 0-1 ndaj Sanga Balende ditën mërkurë një sfidë të kampionatit të Kongos.

Ekipi mik siguroi tre pikët pas golit të shënuar në minutën e pestë shtesë dhe vazhdon të luftojë për titullin kampion duke u pozicionuar në vend të dytë me një pikë më pak se kryesuesit e AS Vita.

Pas golit të pësuar në shtesë, tifozët vendas, nisën të sulmonin lojtarët e TP Mazembe. Ndërhyrja e ushtrisë së shtetit i dha një tjetër palje kësaj ngajrje sportive në Afrikë.

Ekipi mik udhëtoi drejt aeroportit në një kamion të armatosur me policë, të cilët janë detyruar të qëllojnë me plumba realë për të shpërndarë tifozët vendas që ngulmonin për të krijuar dhunë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!