Vllaznia sillet si kampione, Laçi humb terren

Vllaznia më e mirë e javëve të fundit, fiton 2-1 ndaj Skënderbeut të etur për pikë në ‘Loro Boriçi’. Fitorja e ka ngjitur përkohësisht në krye të Kategorisë Superiore me 53 pikë. Miqtë nga Korça e nisën mirë ndeshjen dhe kaluan në avantazh në minutën e 25-të. Megjithatë Shehi në të 28-ën barzoi shifrat ndërsa në fraksionin e dytë, Dilaver vulosi rezultatin 2-1.

Kastrioti-Laçi në një derbi të luftuar në Kamëz mbyllet pa gola. Dy pikë të humbura për kurbinasit në rrugën drejt kreut. Mbetën në vend të katërt me katër pikë më pak se Vllaznia kryesuese. Raste për gol nga Xhixha, Zylfiu, Lushkja, Musta dhe Nuabueze. Sikundër dhe një mundësi nga Rezi për krutanët.

Sakaq, kthimi i Nuabuezes figuroi jo efikas pasi lojtari pas pak minutave (82′) në fushë u ndëshkua me të kuq nga Hamiti. Lezhjani e konsideroi goditje me bërryl duke e lënë skuadrën e Duros me 10 lojtarë.

Bylis-Apolonia u vendos në kohën shtesë aty ku Antoni Bej shënoi golin me vlerën e tri pikëve për vendasit e Dovedan. Sulmuesi Renato Spahiu u dëbua nga fusha pasi goditi në kokë një lojtar kundërshtar në minutën e 79-të dhe skuadra e Dovedan vuajti derisa shënoi me numrin 11-të.


Java 29, 24 prill 2021

Kastrioti-Laçi 0-0

Bylis-Apolonia 1-0

Vllaznia-Skënderbeu 2-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!