E 29-ta/ Superiorja në ditë ‘verdiktesh’

Kategoria Superiore, edicioni i 82-të futbollistik i elitës, ka hyrë zyrtarisht që nga java e kaluar në fazë finale (faza e 4-ët). Pas aktit të 28-të teksa skuadrat thuajse nuk lëvizën fare nga ‘istikami’, sot nisin takimet e javës së 29-të.

Nisur nga kualitetet dhe objektivët, thuajse të gjitha duelet duken larg pragmatizmit dhe lojrave shabllon, çka do të thotë, se pas secilit takim, fshihen misteret e rezultatit teknik.

Në këtë pikë të sezonit, ndërsa pikët janë vendimtare, Teuta kryesuese e ka gati detyrim fitoren me Tiranën. Bardheblutë tashmë thuajse të shkorurëzuar nga epiteti ‘Kampion në fuqi’, janë të etur për të fituar terren për në zonën e ‘Conference League’.

Në ‘Air Albania’, Partizani në misionin e radhës për të thyer Kukësin. Formacioni i Ilir Dajës regjistroi dy fitore me nga 3 gola në impiantin modern ndërsa pas Bylis (3-0) dhe Kastriotit (3-1, sot do duelojë me Kukësin e pamësuar me pozicionin aktual në renditje.

Ndërkaq, java nis me tri takime në 13:00.

Bylis pret fqinjët e “dorëzuar” të Apolonisë për të çertifikuar tri pikë shprese në funksion të largimit nga zona play-out. Bardhjeshilët me shumë probleme. Në tri javët e fundit (Tiranën 5-2, Teutën 0-2 dhe Vllazninë 0-6) kanë pësuar 13 gola. Praktikisht drejt Katgorisë së Parë.

Kastrioti- Laçi gjithnjë me përmasat e një derbi lokal. Sot në Kamëz, klubet kanë lajmëruar se duan fitoren. Krutanët ndjejnë ftohtësinë e fundit ndërsa shohin se Bylis është gati të fitojë terren. Bardhezinjtë nëse nuk marrin tri pikë, komplikojnë objektivin për të qëndruar në krye te ‘Top 4’.

Vllaznia në momente pozitive, në letër, e ka të thjeshtë me Skënderbeun. Shkodranët fituan 0-6 ndaj Apolonisë por korçarët kanë treguar shpesh se në transfertë, dinë të bëjnë edhe ndonjë ‘gol’ më tepër./Sportiim.al/

Kategoria Superiore/ Java e 29:

13:00

Bylis-Apolonia

Kastrioti- Laçi

Vllaznia-Skënderbeu

16:00

Partizani-Kukësi (Air Albania Stadium’

Teuta-Tirana

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!