Ortolani nderon Dinamon, blutë të vetëm në krye

Vjen fitorja e parë sezonale e Elbasanit 0-1 në Vlorë ndaj Flamurtarit në zonën play-out

Mateo Ortolani me shumë gjasë futet në histori për Dinamon e Tiranës. Lojtari italian në kohën shtesë (91′) ndaj rivalit direkt për tu ngjitur në Superiore, Burreli, i ka shënuar një supergol i cili rezultoi vendimtar.

Dinamo tri javë nga fundi, ruan vendin e parë në Grupin A të Kategorisë së Parë. Të dyja këto skuadra do të ndeshën sërish në javën e fundit në ‘Liri Ballabani’ aty ku pritet të përcaktohet definitivisht një biletë elite.

Nga ana tjetër, Korabi në shtëpi mposhti skuadrën e Vorës me rezultatin 3-1 duke marrë evndin e dytë provizor të zonës së promocionit në Grupin A.

Grupi A, Play-off

Dinamo-Burreli 1-0

Korabi-Vora 3-1

Grupi A Play-out.

Veleçiku- Erzeni 0-2

Partizani B-Oriku 0-1

Grupi B Play Out

Flamurtari- Elbasani 0-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!