Dinamo në finalen e sezonit

Java e 21-të ofron duele mjaft të forta për verdiket sezonale. Dinamo- Burreli në ‘Selman Stërmasi’ dhe Korabi-Vora në Peshkopi, dy takimet e zonës play off të Grupit A në Kategori të Parë.

Në fakt Dinamo-Burreli ngjan me një finale e parakohëshme me blutë e Olsi Ukut që në rast fitorjeje, afrohen ndjeshëm me Kategorinë Superiore. E njëjta situatë me matjanët teksa pas humbjes befasuese javën e kaluar në ‘Liri Ballabani’ me Korabin, kanë vënë në pikëpyetje jo vetëm kreun por dhe vendin e dytë që të dërgon në ndeshje shtesë…

Luhet edhe për zonën e qëndrimit.

Partizani B-Oriku në Pezë dhe Veleçiku-Erzeni në ‘Reshit Rusi’ të Shkodrës. besëlidhja pushim.

Ndërkaq për fazën play out ka dhe një duel të Grupit B ndërmjet Flamurtarit dhe Elbasanit në Vlorë.

Ndeshjet sot, Kategori e Parë:

Play off

14:00

Dinamo- Burreli (‘Selman Stërmasi’)

Korabi-Vora

Play out:

15:00

Partizani B-Oriku (Pezë)

Veleçiku-Erzeni (‘Reshit Rusi’)

Grupi B

Play out:

15:00

Flamurtari- Elbasani

Klasifikimi Play off dhe Play out në Kategori të Parë pas javës së 20.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!