Përparon Kategoria e Parë, sot dy takime

Ndeshjet e Kategorisë së Parë për këtë javë, nisin sot me dy takime të zonës së promocionit në Grupin B.Pogradeci- Egnatia dhe Tomori- Besa janë duelet e ditës që do të startojnë në 15:00.

Në ‘Gjorgje Kyçyku’ edhe pse vendasit e Abazajit privohen nga lufta për vendin e parë që mbahet nga rivali i sotëm Egnatia (8 pikë prapa) pritet të lutojnë për të marrë vendin e dytë i cili të garanton një ndeshje shtesë play-offi me homologen e grupit A dhe më pas për të patur një finale për Superioren me të 8-ën e skuadrës së elitës.

E njëjta situatë dhe te takimi tjetër teksa beratasit pas atij takimi të humbur sipas tyre me të padrejtë javën e kaluar në Peqin (2-1) me rrogozhinasit, do insistojnë të marrin tri pikë me Besën.

Ndërkaq ndeshjet e tjera të Kategorisë së Parë luhen të gjitha të shtunën.


Grupi B, Play Off

15:00

Pogradeci-Egnatia

Tomori-Besa

Klasfikime zona Play-off dhe Play-out:


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!