Humbi kreun, Nikaj dorëzohet dhe akuzon…

Samuel Nikaj trajneri shkodran i Burrelit, duket mjaft i mërzitur dhe i revoltuar nga humbja me Korabin pak çaste më parë në ‘Liri Ballabani 0-1.

Pas takimit Nikaj ka deklaruar për mediat se do t’i kërkojë kryebashkiakut dorëheqjen nga stoli i matjanëve të cilët tani gjëndën në vend të dytë pas Dinamos në Grupin A, Play off.

Nikaj:

Futbolli ka degraduar, ta shpif ky kampionat në këtë mënyrë se sip o bëhet. Që kur u caktua ky gjyqtar u demotivuam. Mbase Burrelin nuk e do FSHF, mbase edhe ekipet e Superligës u duket larg. Arbitri na masakroi edhe pse djemtë kanë dhënë shumë në fushë këtë kampionat.

E pësoi Lushnja vjet, por duket se po e pësojmë ne këtë vit. Kemi qenë ekipi që kemi dominuar dhe gjyqtari që e menaxhoi ndeshjen siç edhe donte, na kanë mohuar 2-3 penallti. Në futboll edhe ndëshkohesh, por duket se ndeshjet po vendosen nga lartë.

Në tri ndeshje direkte jemi goditur nga gjyqtarët. Edhe me Dinamon edhe në dy ndeshjet me Korabin arbitrat s’e duan Burrelin, janë ata që nuk na duan edhe pse po investohen shumë.

E ardhmja? Do flas me kryebashkiakun, unë jam dorëzuar për vete dhe më vjen keq. Personalisht e shoh të pashpresë situatën, do të flas me kryebashkiakun, sepse ai ka investuar shumë. Ka skenarë, unë kam një jetë në sport, është një deklaratë e mirëmenduar dhe jam shumë i qetë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!