Egnatia nis festën…

Egnatia e Rrogozhinës falë projektit fitues të startit të kampionatit në Kategori të Parë është vetëm një fitore larg ngjitjes si skuadër fituese e Grupit B në Superiore.

Fitorja e sotme ndaj Pogradecit në ‘Gjorgje Kyçyku’ 0-1 i jep bonusin e madh ekipit të Gugash Maganit të nisë festën pasi sfida e radhës në shtëpi me Besën, pritet të kthehet në festë. Aktualisht Egnatia qëndron 7 pikë larg Tomorit të vendit të dytë.

Në ndeshjen tjetër të grupit,Tomori ka mundur në shtëpi Besën, duke fituar me rezultatin 3-1. Takimet e tjera të inferiores, zhvillohen të shtunën.

Ndeshjet Play off Grupi B:

Pogradeci-Egnatia 0-1

Tomori-Besa 3-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!