‘Nëndetësja’ del në krye, Korabi tri pikë në Burrel

Dinamo ia del të dalë në ‘siperfaqe’ në një ditë ku shpresat ishin shumë të vakta. Blutë, kthyer për të luajtur në ‘Selman Stërmasi’, ia dolën të fitojnë ndaj Vorës 2-1 dhe duke përfituar nga humbja e Burrelit në ‘Liri Ballabani’ me Korabin 0-1, marrin kreun e renditjes së zonës së promocionit në Grupin A.

Ndërkaq Burreli u godit që në fillim me një gol të shtatlartit Paplekaj i cili me kokë mposhti portierin Miraka kur luhej minuta e 7-të. Korabi i cili rikthehet plotësisht në garë për një vend në Superiore ndërsa matjanët duket se kjo humbje i ka vënë përpara detyrave të reja që lidhen me kreun.

Grupi A, rezultatet sot faza Play off:

Burreli- Korabi 0-1

Dinamo- Vora 2-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!