Ndreu: Minimumi një pikë…

Kastrioti edhe pse një skuadër që mund të tentonte më shumë pikë sa ka në tabelë, befas e sheh vetën disi të rrezikuar. Përpara ndeshjes me Partizanin trajneri krutan Ramazan Ndreu shpjegon dhe bën thirrje për të interpretuar ndeshje pa gabime. Sot para mediave Ndreu thotë:

Ndreu:

Në ndeshjen me Partizanin na del për detyrë të jemi të kujdesshëm, pasi kemi përballë një kundërshtar që është ndër më të mirët.Kjo gjë na motivon më shumë.

Kam besim se të gjithë lojtarët e vlerësojnë këtë ndeshje, si dhe do japin maksimumin, do tregohen të thjeshtë. Duhet të mendojnë që në këto ndeshjet e fundit nuk ka vend për gabime, koha vjen gjithnjë duke u zvogëluar ndaj duhet të jemi të kujdesshëm”

Ndaj Partizanit?

Shkojmë me Partizanin për të marrë minimalja një pikë. Jo se jemi të trembur, por luajmë ndaj një skuadre të fortë. Gjithsesi ne jemi ajo skuadër që deri tani kemi treguar se jemi shumë të mirë, pavarësisht luhatjeve që i kam deklaruar që në fillim. Ato vijnë pasi ende nuk e kemi stabilitetin”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!