Josa: Nuk luaj kurrë për barazim

Dueli Kukësi-Tirana, në program nesër në ‘Elbasan Arena’ i ka të gjitha rezultatet brenda. Së paku për atë që kanë dhënë skuadrat gjatë këtij sezoni teksa klubet janë shumë larg objektivëve të startit.

I vetmi ndryshim lidhet me faktin që kush humb ndeshjen mbyll ‘llogaritë’ me europën. Trajneri i Kukësit Mirel Josa thotë se Kukësi ka detyrim fitoren.

Josa:

Sfidë me Tiranën?

Nuk e shoh si sfidë me Tiranën, e shoh si ndeshje e radhës që ka Kukësi, qoftë Tirana apo dikush tjetër. Skuadrat nuk kanë shumë ndryshim. Ndryshimi ka ardhur nga gabimi i skuadrave ose nga aftësitë e skuadrave për të bërë mirë”.

Mungesa…

Nuk jemi pa mungesa në këtë ndeshje. Do të jenë dy mungesa kryesore. Një është e Kurdiçit i cili ka problem me kartonët dhe tjetra është e Tsinsadzes, i cili ishte i pafatë me incidentin që pësoj dhe do të mungojë vetëm 10 ditë, por kemi lojtarë të tjerë që mund t’i zëvendësojnë, sepse mua më intereson e përgjithshmja. Dëmtimet janë gjëra normale në një skuadër dhe kemi punuar shumë për këtë ndeshje”.

Nuk besoj se ka fanella në futboll, por duhet të jesh në gjendje t’i interpretosh ndeshjet siç duhet. Kemi pasur ndeshje të lehta dhe kemi humbur pikë. Për mendimin tim çdo ndeshje varet nga gjendja aktuale e skuadrave”.

Një pikë?

“Nuk futëm në fushë asnjëherë për barazim, po erdhi barazimi për dy skuadrat  do të jetë një rezultat jo i mirë, kështu që janë tri pikët që luhen brenda dhe një pikë që është brenda lojës. Ndonjëherë më mirë një pikë se pa asgjë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!