Mungesa dhe rikthime protagonistësh, faza e 4-ët nesër…

Superiorja nesër dhe pasnesër me javën e parë të fazës së katërt. Pas bilanceve të tri fazave të para teksa skuadrat janë pozicionuar si rrallëherë në tabelë, në ‘rend të ditës’, mungesat në ekpie të ndryshme.

Te Tirana nuk ka vend për sulmuesin Riçard Danso për probleme dispilnore në klub. Pjesa tjetër gati

Bylis ka jashtë Xhoi Carkanjin i cili vijon të shlyejë dënimin e dhënë nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës. Por jo vetëm. Ballshiotët në sfidën delikate me Laçin nuk kanë Andi Hadrojin dhe sulmuesi serb, Nemanja Kojiç. Gjithsesi rigjen Ndrecën dhe Stojanoviç.

Mungesë e sigurt te Laçi për ndeshjen me Bylisin janë Regi Lushkja, dhe Erhun Obanor i pezulluar me 5 ndeshje nga Disiplina. Por dhe Lukas Ramos dhe Nuabueze në rikuperim. Grumbullohet Turkaj.

Te Apolonia, Kamarata nuk do të mund të aktivizojnë mbrojtën Serjan Repaj, në duelin ndaj Vllaznisë. Por dhe disa të tjerë që me gjasë kanë ngritur probleme të reja te fierakët.

Kastrioti nuk ka mesfushorin Rei Nuriu, titullar prej disa javësh. Te Kukësi, Numan Kurdiç është mungesa e rëndësishme nesër ndaj Tiranës në ‘Elbasan Arena’.Në pikëpyetje Tsinsadze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!