Flik përgatit largimin

Mediat italiane raportojnë se trajneri i Bajern Mynih, Hans Dieter Flik duket se po nënshkruan lamtumirën nga bavarezët me të cilët fitoi të gjithë trohetë e mundshëm në pak kohë.

Me gjasë, eleminimi nga Paris Saint Germain në ndeshjen e dyfishtë të Ligës së Kampionëveme, te drejtuesit e lartë në klub, nuk mund të kapërdihet lehtë.

I pyetur për këtë situatë trajneri tha: “Tridhjetë minuta pas ndeshjes është e vështirë të arrihet në një përfundim, unë do të mendoj për të ardhmen time, duhet të mendoj nëse do të ketë një ekip që do të rritet me mua.

Ne shpresonim të kalonim, duke ditur që PSG kishte mundësi të mira. Përkundër kësaj ne u përpoqëm të kalonim me çdo mjet, tani ne shikojmë përpara sepse ekziston Bundesliga, ne synojmë ta përfundojmë atë si fitues. Meisterschale është objektivi ynë minimal, por nuk është e gjitha që mund të hidhet tutje “.

Ndërkaq ka disa kohë që drejtori Salihamixhiç dhe Flik kanë nisur sulmet e ndërsjellta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!