Rumenige: Bajerni mirpret reformat e UEFA-s

Vjen dhe reagimi zyrtar i Bajernit të Mynihut lidhur me nismët e UEFA-s për të modifikuar formatin e Champions si dhe të krijimit të ditës së djeshme i ‘Europian Premier League’ nga klube të mëdha në kontinent.

Kryetari i Bordit të Menaxhimit të Bajern Mynih thotë:

Karl Heniz-Rumenige:

“FC Bayern nuk mori pjesë në planifikimin e një Super League. Ne jemi të bindur se statika aktuale në futboll garanton një bazë serioze. FC Bayern mirëpret reformat e Champions League sepse ne besojmë se ato janë hapi i duhur për zhvillimin e futbollit evropian. Raundi paraprak i modifikuar do të kontribuojë në më shumë tension dhe emocionalitet në garë.

Unë nuk mendoj se Super League do të zgjidhë problemet financiare të klubeve europiane të shkaktuara nga Koronavirusi. Përkundrazi, të gjitha klubet në Europë duhet të punojnë në solidaritet për të siguruar që struktura e kostos, në veçanti pagat e lojtarëve dhe tarifat për konsulentët, të rregullohen me të ardhurat për ta bërë futbollin europian më racional.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!