Funkel emërohet trajner i Këlnit

67 vjeçari ka drejtuar disa skuadra në të gjitha nivelet në Gjermani. Përpos eksperiencës pozitive, ka rrëzuar edhe skuadra…

Humbja e Këlnit në shtëpi me Mainzin, një rival direkt për mbijetesë 2-3 në Bundesligë i ka kushtuar pankinën trajnerit Markus Gisdol. Asnjë ndeshje e fituar në 8 javë e kanë përkeqësuar rëndë pozicionin e skuadrës teksa me 6 javë nga fundi, Këlni mban vendin e parafundit.

Dhe menjëherë Këlni ka emëruar Friedelm Funkel si menaxher për ndeshjet e fundit të sezonit në Bundesligë. Një teknik që vjen me statusin e ishit.

Funkel është një ish-trajner i Eintraht Frankfurt. Ai u kthye te Këlni për një periudhë të dytë pasi ishte trajner i klubit nga shkurti 2002 deri në tetor 2003. Kjo rezulton detyra e tij e parë që kur u shkarkua nga Fortuna Duseldorf në janar 2020.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!