E kthimit, Liverpul për të ndezur ‘Anfield’, Dortmund provon me Sitin

Liverpul niset me një disavantazh 1-3 nga ndeshja e vajtjes me Real Madrid duke e kthyer në malore tentativen për të eleminuar mbretërorët në duelin për një biletë gjysmëfinaljeje në Champions.

Nëse Liverpul ka aleat kontigjentin, e kundërta ngjet me Realin. Skuadra e Zidan ka disa mungesa teksa ajo e Ramos dhe e Varan në mbrojtje, janë serioze.

Në ndeshjen tjetër Dortmund niset poshtë një goli (1-2) me ‘qytetarët’ e Sitit por në ‘Iduna Park’, verdhezinjtë vendas pritet të shtyjnë fort për të provuar surprizën.

Formacionet:

Liverpul: Alison, Robertson, Filips, Kabak, Aleksander-Arnold, Milner, Fabinjo, Vijnaldum, Mane, Salah, Zhota.
Tr: J. Klop

Real Madrid: Kurtua, Militao, Naço, Valverde, Mendi, Kasemiro, Kros, Modriç, Vinicius, Benzema Asensio.
Tr: Z. Zidan.

Dortmund: Hitz, Morei, Akanji, Humels, Guerreiro, Emre Xhan, Bellingam, Dahud, Knauf, Rojs, Haland.
Tr: E. Terziç

Mançester Siti: Ederson, Dias, Stouns, Uoker, Zinçenko, Rodri, De Bryjn, Gyndogan, Foden, Mahrez, Bernardo Silva.
Tr: Pep Guardiola

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!