Reali kalon me gjithë ‘autobuz’, Siti përmbys me polemika

Real-Çelsi dhe PSG-Siti, gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve në 27/28 prill.

Reali eleminon Liverpulin në dy takime dhe hedh me neveri prapa gurët e tifozëve anglezë në mjetin e tyre transportues në rrugët e Liverpulit. I ngjan një lufte guerrile dhe UEFA domosdo do ndalet te ky gjest i pazakontë kur autobuzi i klubit të Realit merr të tilla goditje. Edhe pse i blinduar…

Në të kthimit, pas 3-1 të vajtjes, Reali ia doli të mbajë të paprekur portën. Shifrat 0-0 sot i japin të drejtë glaktikëve të përparojnë në gjysmëfinale ndaj Reds me Shaqirin në fushë në të 82-ën.

Në Dortmund, vendasit kaluan përpara ndaj Sitit me një gol të shpejtë nga Belingam 15′ por pak pas startit të së dytës, Mançester Siti barazon me penalltinë e Mahrez 55′ dhe dhe më pas shënon golin e fitores me Foden në të 75′ për 1-2.

Rezultate sot:

Liverpul- Real 0-0 (1-3 e vajtjes)

Dortmund- Siti 1-2 (1-2 e vajtjes)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!