Superiore/ E shtuna me dy duele ‘flakë’

Përgatiti: Isuf Myrtaj

E 26-ta e Kategorisë Superiore nis me dy përballje mjaft të forta. Ndeshjet e parafundit të fazës së tretë; Vllaznia-Partizani në ‘Loro Boriçi’ dhe Teuta-Laçi në ‘Niko Dovana’ fshehin misterin e madh të rezultatit përfundimtar.

Klasifikimi në këtë pikë të garës, nuk favorizon askënd pasi që nga shkodranët e Brdariç ndërsa kryesojnë me 45 pikë, e deri te Teuta e pozicionuar e 4-ta, ndajnë 2 pikë.

Vllaznia: Vjen me moral të lartë. Teknikisht ka fituar një ndeshje në limite të kohës (0-1 me Kastriotin) dhe më pas ka arritur të materializojë dakortësinë me tatimet për borxhet e prapambetura duke iu afruar liçensimit për në Europë. Dy javët ndërprerje kanë ndihmuar edhe për të rikuperuar futbollistë. Mungon Gurishta i pezulluar.

Partizani: Pesë ndeshje të fundit vetëm një fitore. Barazimi javën e kaluar me Teutën mund të konsiderohet i pranueshëm por një ekip që mediton titullin lipset të ‘shkundë’ rivalët e kreut. Radha për tu matur me Vllazninë. Kontigjenti i plotë por me disa pikëpyetje në zgjedhje.

Teuta: Ndoshta në duelin më të rëndësishëm sezonal. Ndaj Laçit të Shpëtim Duros ende pa fitore. Martini e ka gati skuadrën dhe mungesa e vetme e rëndësishme është ajo e Kuros.

Laçi: Vuan terrenin e vështirë dhe në të tilla duele ka vuajtur. Tirana e mundi në shtëpi në takimin e fundit aty ku shirat dhe erërat e orientonin topin sipas ‘oreksit’. Në kohë me diell, bardhezinjtë janë monumentalë. Aktualisht me sulmin më të spikatur. Ndaj Teutës e plotë.

Ndeshjet të shtunë të diel java 26-të:

16:00

Vllaznia-Partizani

Teuta-Laçi

Të dielën:

13:00

Tirana-Apolonia

Bylis-Kastrioti

16:00

Kukësi-Skënderbeu (Elbasan Arena)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!