Hoxha: Laçi ekip kompakt, titulli në këmbët tona

Rustem Hoxha, padyshim një ndër mbrojtësit qëndror më të mirë në Superiore, nuk ka dyshime. Sipas durrsakut 29 vjeçar, skuadra e tij Teuta në këtë fazë të garës e ka vetë në dorë çështjen titull.

Nesër luan Teuta-Laçi ndërsa shtatlarti thotë se kurbinasit janë ndër rivalët më të denjë në betejen për titull. Të gjitha i thotë në një dalje para mediave sportive.

Hoxha:

“Të gjitha ndeshjet janë shumë të rëndësishme për objektivin që kemi. Ndoshta nuk kemi pasur edhe fat në rezultat, por kemi bërë lojëra të mira. Më vjen keq që nuk kemi fituar edhe për gabimet tona, por lojërat i kemi bërë shumë të mira.

Është një ndeshje shumë e vështirë, sepse edhe Laçi ka ekip të mirë dhe kompakt, por unë kam besim se me vlerësimin që ne i kemi bërë kësaj ndeshje, do të futemi në fushën e lojës për të dhënë më të mirën tonë dhe jam i bindur, që këtë takim do ta zgjidhin lojtarët e sulmit.

Nuk dua që të veçoj asnjë nga lojtarët e Laçit, janë shumë të mirë të gjithë dhe mbi të gjitha kanë shumë sezone që luajnë bashkë në kampionatin shqiotar dhe e njohin më mirë garën.

Mendoj që për vetë synimet që ne kemi dhe të dalësh kampion, duhet që të shënojnë të gjithë. Nuk është përgjegjësi e sulmit, dihet që të shënojë edhe mesfusha, apo dhe mbrojtja që mund të shkojë te goli edhe me goditje standarte. Të shfrytëzojmë sa më shumë rastet që ne kemi në çdo ndeshje sepse kemi kualitet në çdo repart në ekipin tonë këtë sezon.

Të gjithë ekipeve u kanë munguar pikët, kanë gabuar dhe nuk ka diferencë të madhe. Janë katër ekipe që janë shumë të forta që kanë të njëtin nivel, si: Tirana, Partizani, Laçi dhe Vllaznia. Të katër rivalët tanë, kanë ekipe shumë të mira”, deklaroi sot Hoxha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!