Shehi: Kemi rikuperuar energji

Nesër në orën 16:00 në stadiumin ‘Air Albania Stadium’,Tirana pret Apoloninë për aktin e 26 të Superiores. Para kësaj sfide, si zakonisht në konferencë për shtyp, trajneri Orges Shehi.

Durrsaku ka theksuar se pauza i ka shërbyer ekipit për të rikuperuar energjitë, ndërsa shton se në ekip pas fitores së fundit ndaj Laçit në transfertë ka entuziazëm. Kërkon tri pikë…

Shehi:

“Kampionati u ndërpre në një moment të mirë për ne kemi pasur disa lojtarë me ekipet kombëtare, vetëm ditët e fundit jemi bashkuar të gjithë. Është një pauzë që na ka shërbyer për të rikuperuar energjitë dhe zhvilluam një ndeshje miqësore për t’i dhënë minuta lojtarëve që nuk kanë qenë në formacion në ndeshjet e fundit. Nuk ka ndeshje të lehta sepse bëhen të vështira në fushë.

Është një kundërshtar, që pavarësisht pozicionit në renditje, meriton vlerësim dhe gabojmë rëndë nëse nuk e bëjmë këtë. Skuadra nën drejtimin tim është shprehur mirë, kam parë djem që luftojnë për objektivat sepse jemi skuadër me objektiva madhore.

Këto javë janë pak për të implementuar idetë e çdo trajneri, por jam i kënaqur për atë që kanë dhënë në fushë dhe si po i interpretojnë ndeshjet. Jemi të detyruar të bëjmë ndryshime sepse na mungojnë dy lojtarë kryesorë, Vangjeli dhe Hoxhallari për shkak të kartonëve. Kam besim se lojtarët në vend të tyre, do e justifikojnë dhe do japin më të mirën e tyre.

Atmosfera ka qenë e mirë, edhe kur nuk kemi fituar, atmosfera nuk na ka munguar. E kam thënë, unë mund të humb të gjitha ndeshjet, por nuk mund të humb dhomat e zhveshjes. Atmosfera e mirë na ndihmon për t’u shprehur mirë në ndeshje sepse dihet që futbolli është lojë kolektive dhe pa atmosferë të mirë në grup, është e vështirë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!