Maqedonia e Veriut në histori, mund Gjermaninë

Maqedonia e Veriut eklipson 4 herë kampionët e Botës në Duisbug,Gjermaninë e Joakim Lëv. Padyshim lajmi më sensacional i mbrëmjes futbollistike në Europë.

Fqinjët e Shqipërisë pasi fituan gjatë verës së kaluar të drejtën që për herë të parë të luajnë në një fazë finale të një europiani, tani nisin të trondisin edhe ekipe të rangut shumë të lartë si Gjermania.

Goran Pandev kaloi përpara maqedonasit në fund të pjesës së parë. Barazoi Gyndogan me penallti dhe në fund Elif Elmaz në të 85-ën realizon golin vrasës.

Kosova realizon një gol historik ndaj Spanjës në humbjen 3-1.Ndërkohë dy duelet e Grupit të Shqipërisë Angli- Poloni 2-1 dhe Andorrë- Hungari 1-4 i japin mundësi kuqezinjëve të marrin vendin e tretë provizor.

Rezultate sot në kualifikueset e Botërorit në Europë:

Armeni- Rumani 3-2

Greqi- Gjeorgji 1-1

Spanjë –Kosovë 3-1

Lituani- Itali 0-2

Irlandë e Veriut-Bullgari 0-0

Bosnjë&Hercegovinë- Francë 0-1

Ukrainë-Kazakistan 1-1

Austri- Danimarkë 0-4

Moldavi-Izrael 1-4

Skoci-Ishujt Faroe

Andorrë-Hungari 1-4

Angli- Poloni 2-1

San Marino- Shqipëri 0-2

Gjermani- Maqedoni e Veriut 1-2

Lietenshtejn-Islandë 1-4

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!