Brazili fiton të 5-ën radhazi…

Kualifikuese ‘Katar 2022’ zona e Amerikës së Jugut: Brazil- Ekuador 2-0

Me dy gola të shënuar në pjesën e dytë, Brazili bëri më të mirën e mundëshme ndaj Ekuadorit duke u afruar matematikisht me biletën e parë drejt ‘Katar 2022’.

Mesnatën e kaluar, në një ndeshje të vlefshme për kualifikimin në Kupën e Botës ‘Katar 2022’, Brazili i kapluar së fundi nga probleme organizative që lidhen me CONMEBOL për të luajtur Kupën e Amerikës, ia doli të regjistrojë sërish fitore (5 fitore në po aq ndeshje).

Ekipi i Brazilit me Tite në timon, e bëri mirë detyrat e ndeshjes me Ekuadorin duke fituar tri pikë të tjera për kreun absolut të zonës amerikano-jugore.

Riçarlison sulmeusi i Everton, kaloi përpara ‘Seleçaon’ në të 65 ndërsa për ti vënë kapakun fitores së Brazilit mendoi Nejmar me golin e dytë të shënuar në të 94-ën me penallti.

Kështu nisi Brazili:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!