Bajrami nuk luan për Shqipërinë

FSHF pritet të nisë procesin ligjor të rastit Bajrami.

 Nedim Bajrami 22 vjeçari tetovar, i cili pak kohë më parë mori pasaportën shqiptare, nuk mund të luajë për fanellën kuqezi. Lajmi vjen nga Zvicra dhe me shumë gjasë duket e formës së prerë.

FIFA, pasi ka parë dokumentacionin e mesfushorit ka vërejtur se mesfushori i Empolit në Seria B, ka luajtur 4 takime me Zvicrën U21 pasi kishte bërë 21 vjeç.

Referuar rregullores, FIFA hedh poshtë pretendimet e lojtarit për të veshur një bluzë kuqezi në zyrtare. Së paku kështu raportohet nga mediat në Zvicër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!