Humbi një rast me Anglinë, Uzuni drejt stolit

Mjafton një rast i humbur ndaj Anglisë dhe Uzunit i “fshijnë emrin”. Futbollistit më në formë për momentin nga kuqezinjtë në europë për klube.

Vetë Reja duket konfuz në deklarata pasi edhe dje nga San Marino, deklaroi para mediave se nuk ka rrotacion. Nga ana tjetër duke ju referuar portës tekniku tha: Do jetë Strakosha.

Por situata nuk duket aq e qetë edhe brenda grupit. Futbollistë që largohen të dëmtuar ose hatërmbetur. Të tjerë janë gati të shpërthejnë fill pas kësaj ndeshjeje.

Manaj pas ndeshjes me Anglinë tha se ndihej i surprizuar duke parë vetën në stol. Po ashtu largimi i Kamberit, mister. Deklarata e Grezdës se te Shqipëria diçka zien apo kthimi i Bajramit te Empoli ( hipotetikisht mund të mendojë se nuk u puna intensivisht në FIFA për ta liçensuar si futbollist shqiptar) duken precedentë.

Sidoqoftë, kuqezinjtë me shumë gjasë do prezantohen kështu sot në mbrëmje:

Formacioni i mundshëm:

Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Arlind Ajeti, Doka, Çokaj, Bare, Laçi, Lenjani, Broja, Cikalleshi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!