Mitaj për rekord, debutim ëndrrash kuqezi

Mbrojtësi i AEK, në kampionatin helen, Mario Mitaj, debutoi të mërkurën me fanellën kuqezi të Kombëtares A në fitoren 0-2 ndaj San Marinos.

Arritje e jashtëzakonshme për një futbollist i cili ende është 17 vjeç. Ai jo vetëm që debuton në moshë të re por e shoqëron suksesin personal me tri pikë në kualifiikuese të një Botërori. Si askush më parë…

Emcionet për debutimin me kombëtaren vetë Mitaj i ka shprehur me anë të një postimi në rrjete. Futbollisti shpreht se ka realizuar ëndrrën më të madhe futbollistike. Nuk harron të falenderojë stafin dhe Rejan.

Ndërkaq për Mitajn në moshën 17-vjeçare, dita e djeshme përkoi me 17 vite e 237 ditë, ndërsa Çepele i cili ka debutuar më parë, ka luajtur 17 vite e 235 ditë (dy ditë më i ri). Në të shkuarën në moshë 17 vjeçare me kuqezinjtë janë aktivizuar Iljaz Çeço, Blendi Nallbani…

Postimi në Instagram:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!