Rikthehet gara në Wimbledon, kufizime në shkallë

Organizatorët e turneut më të vjetër të tenisit në Angli, kanë vendosur pas një edicioni pushim, të rikthjenë grand slam të Wimbledonit.

Turneun më të madh të ‘raketave’ në fushat me bar. Natyrisht duke ofruar një protokoll ndryshe. Për shkak të COVID-19, është parshikuar që dhe shitja e limituar e biletave, të kryhet online.

Duke folur për mediat drejtori i Wimbledon, Ian Heit, tha se ka ndërmend të flasë me qeverinë e Xhonson për të patur një pasqyrë të qartë ndërveprimi me idenë që ky event sportiv, të luajë rol aktiv për rikthimin e tifozëve në sport.

“Janë kohë të pasigurta. Masat e sigurisë do të jenë të rrepta.Edhe pse ka nisur aplikimi i vaksinës anti-COVID-19, nuk do ketë tolerime. Për të mbrojtur stafet dhe vetë tenistët. Do bashkëpunojmë dhe me qeverinë në mënyrë që Wimbledon të luajë një rol të madh në kthimin e normalitetit”, ndër të tjera Heit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!