Smajlaj jashtë finales polake

Atleti shqiptar Izmir Smajlaj nuk ia ka dalë që të sigurojë finalen e kërcimit së gjati në Europianin e sallave të mbyllura që po zhvillohet këto ditë në Poloni. Pesë centimetra e kanë privuar shkodranin nga finalja e madhe e 7 marsit që padyshim ka zhgënjyer kampionin dhe trajnerin Ruli.

Smajlaj vinte në këtë aktivitet pas disa rezultateve shumë të mira në arenën ndërkombëtare, duke u konfirmuar edhe Kampion Ballkani pak ditë më parë. Por sot, gara e tij nuk ishte në nivelet që shpresonte atleti kuqezi.

Kërcimin e tij të parë, 7,48 metra. Në të dytën u rrit me 7,69 metra, por nga frika e faulit e vendosi këmbën mbështetëse larg vijës së bardhë duke shkelur shumë larg. Kjo bëri që kampioni kuqezi të mbetej në vendin e 9 në klasifikimin e përgjithshëm duke e larguar nga kompeticioni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!