Brdariç merr gjobë, Ademi: Rezultate të dobëta

Brdariç gjobitet nga punëdhënësi por a parashkohet në kontratë?

Kaloi me mjaft vështirësi Korabin në Kupë (1-0) por Vllaznia e Shkodrës ka javë që lëkundet në ndeshjet e kampionatit. Nëse të mërkurën kualifikimi për në gjysmëfinale duhet konsideruar arritje, nga Shkodra njoftohet se “bëmat” shtrihen edhe në mardhënjen dhe obligimet kotraktuale Bashki- Brdariç.

Një gjobë prej 1.5 milion lekë të vjetër pasqyruar në një shkresë e të firmosur nga Kreyetarja e Bashkisë Voltana Ademi i është përcjellë teknikut i cili vetëm pak ditë më parë u shkarkua dhe u rikthye në pozicionin e teknikut të parë të kuqebluve.

“Rezultatet e dobëta të skuadës në javët e fundit si trajner dhe mungesa e disipëinës të ngarkojnë me përgjegjësi duke rrezikuar objektivët e klubit. Prandaj kërkohet që jo vetëm të rrisni nivelin e vendim-marrjes gjatë procesit të lojës por dhe të motivoni lojtarër për rezultate pozitive”, shkruhet ndër të tjera në shkresën e kryebashkiakes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!