Baravikas ftohet nga Lituania

Lituania do të luajë miqësore me Kosovën në 24 mars ndërsa në 28 dhe 31 mars nis fushatën kualifikuese të Katar 2022′ ndaj Zvicres dhe Italisë.

Nisur këtu, stafi teknik lituanez sipas klubit të Kukësit i ka bërë ftesë mbrojtësit verilindor Baravikas. Klubi i Kukësit e pasqyron në zyrtaren e tij në rrjete.

Postimi:

“Mbrojtësi Rolandas Baravykas është ftuar nga kombëtarja lituaneze për ndeshjet e muajit mars. Mbrojtësi i skuadrës sonë do të jetë pjesë e ekipit përfaqësues të Lituanisë në 3 ndeshjet që skuadra e tij do të zhvillojë gjatë kësaj periudhe.

Në datën 24 mars, Lituania luan një ndeshje miqësore ndaj përfaqësueses së Kosovës, ndërsa në datën 28 mars do të jetë kundër Zvicrës për kualifikueset e Botërorit. Ndeshja e fundit do të jetë në datën 31 mars kundër Italisë. Suksese Bara!’,shkruan Kukësi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!