Reali dhe Siti, gati për biletën kualifikuese

Do të përcaktohen dy skuadrat e para që kualifikohen në fazën çerekfinale të Champions League. Reali dhe Siti, formalitete.

Nisin sot ndeshjet e kthimit të Ligës së Kampionëve. Një gol i mendi 4 minuta nga fundi duket se favorizon Realin e Madridit sot në Alfredo Di Stefano’ aty ku të ‘Bardhët’ do të presin Atalantën e Seria A.

Punë e përfunduar duket edhe sfida tjetër ajo mes Sitit dhe Gladbahut të Bundesligës gjermane. Ky takim, sikundër dhe i pari, do të zhvilohet në ‘Pushkash Arena’ të Hungarisë. Këtë radhë me ekipin e Guardiolës si pritës.

Champions, ndeshjet e kthimit. Në kllapa ndeshjet e vajtjes.

21:00

Real Madrid-Atalanta (1-0)

Mançester Siti-Borusia M’gladbah (2-0) (Hungari)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!