PSG eleminon Barçën, Liverpul stof tjetër në Champions

Asnjë surprizë në dy takimet e mbrëmjes për të kthimit në Champions. Liverpul edhe në Pushkash Arena të Budapestit i shënon dy herë Lajpcigut me Salah dhe Mane duke e mundur në dy takime me të njëjtin rezultat 2-0

Edhe në Paris, PSG ia doli të mbajë larg Mesin me shokë. Një duel i luajtur me ritem nga katalanasit por në të 30-ën një penallti për vendasit dhe Mbape bën 1-0. Më pas në të 37, supergoli i Mesit nga distanca.

Ylli argjentinas pati një shans të artë në fund të fraksionit të parë për të shënuar të dytin por nga penalltia në favor, topi u prit nga portieri Keljor Navas.

Kështu pas Portos dhe Dortmundit, në çerekfinale kalojnë sot Liverpul dhe PSG. Liga e Kampionëve në këtë fazë të saj, ecën me të tjera duele.

Liverpul-Lajpcig 2-0 (2-0)

PSG-Barcelona 1-1 (4-1)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!