Ultrasit, derbi nis me ‘polemika’

Kryesfida e javës në ‘Selman Stërmasi’, Tirana-Partizani në mesditë. Gjykon Kreshnik Cjapi.

Sot në “Selman Stermasi”, Tirana e ringjallur nga tri fitoret radhazi, luan ndoshta mundësinë e fundit të këtij sezoni për të mbrojtur titullin kampion. Ndaj Partizanit, skuadra e Orges Shehit për javën e 24-ët e di se përpos tri pikëve determinante në këtë fazë të garës, rëndësi merr edhe faktori derbi.

Ky term ndërqytetas, më së shumëti ka zgjuar tifozeritë e të dyja klubëve duke tentuar ti afrohen sadopak derbeve të mëdha në Europë. Kuptueshëm për nga organizimi dhe performanca në shkallë e jashtë saj.

Ndërkohë, Partizani vjen në derbin numër 161 pas zhgënjimit të madh të dy javëve të fundit teksa barazoi me Apoloninë dhe u mund në ‘Elbasan Arena’ nga Skënderbu. Gjithësesi, zhvillimet në krye të renditjes i japin mundësinë të kuqëve të mbetën te zona e 4 skuadarve pretendente pasi diferenca sot, nuk ëshë më shumë se 3 pikë.

Sakaq kanë nisur ngacmimet e para mes tifozerive. Madje duke kaluar dhe etikën qytetare kur në një baner të tifozerisë së kuqe, shkruhet:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!