Brdariç: Nuk jam i zhgënjyer

Ish-futbollisti i njohur i Bundesligës gjermane, por edhe i përfaqësueses së Gjermanisë, Tomas Brdariç, nisi punën në fillim të gushtit te Vllaznisë, duke e shndërruar skuadrën në një ekip që kryesoi Superioren që nga fillimi. Paraqitjet negative të javëve të fundit diktuan që kroato- gjermani të largohet nga sponsori Xhaferi.

Pas shkarkimit nga drejtimi i Vllaznisë, për RTSH Sport ish- trajneri, i shkodranëve Tomas Brdariç ka theksuar ndër të tjera se ai nuk ndihet i zhgënjyer nga vendimi.

I zhgënjyer?

“Jo, pse duhet të jem i zhgënjyer. Ne jemi Vllaznia, ne jemi në Shkodër, ne punojmë në maksimum. Por, nëse ke pritshmëri shumë më të larta, duhet të ruash qetësinë dhe nëse ti zgjedh t’i bësh lëmsh pritshmëritë, kjo nuk është mendësia ime.

Kjo do të thotë të ëndërrosh, por unë mendoj se ne duhet të jemi të qartë në mendjen tonë dhe unë mendoj se skuadra dhe grupi teknik janë të qartë. Por unë mendoj që nuk është përgjegjësia ime të gjykoj të tjerët”.    

Ndërkaq, nga klubi verilindor edhe pse Brdariç e ka marrë pozicionin e ri ende nuk ka një komunikatë zyrtare. Orët në vijim pritet që klubi Vllaznia përmes drejtuesve apo zyrës së shtypit, të dalë me një komunkatë.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!