Brdariç prapakthehu te Vllaznia

Te Vllaznia bëjnë prapaktheu. Trajneri Tomas Brdariç i shkarkuar dje nga drejtimi i Vllaznisë, sot duket se është ripozicionuar sërish në timonin kuqeblu.

Kanë insituar tifozët dhe ai është bashkuar sërish me skuadrën, thotë në një prononcim donatori Xhaferi.

“Kishim një presion te madh nga opinioni pas shkarkimit dhe vendosëm që të gjithë bashkë ta rikthejmë trajnerin. Edhe lojtarët na e kërkuan dhe pasi u menduam sërish pas shkarkimit vendosëm ta rikthejmë. Shpresojmë që të mësojmë nga gabimet dhe te përmirësohemi”, Xhaferi për “News 24”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!