Goleadë e Sitit, Atletiko ka Suarezin

Mançester Siti rikthehet të godasë me forcën e zakonshme. Për javën e 29 në Premier League, formacioni i Pep Guardiolës shpartalloi 5-2 Suthemptonin.

Dy herë Mahrez po kaq herë De Bryne dhe një tjetër nga Gyndogan regjistruan emrin në listë e golashënuesëve të qytetarëve. 68 pikë në 29 ndeshje, 14 mbi Junajtid i dyti.

La Liga, Atletiko Madrid mundi të kalojë me vështirësi Atletik Bilbaon në Wanda Metropolitano 2-1. Markos Lorente dhe Luis Suarez me penallti autorët e golave të Atletikos e cila kryeson La Liga-n me 62 pikë.

Ndërkaq, edhe Bundesliga, luajti një takim. Arminia Bielefeld u mund 0-2 nga Verder Bremen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!