Shkëlqen Rroca, Istanbulspor ndalet te shtylla

Istanbulspor humb një mundësi të mirë për tu bashkuar ndjeshëm me dy vendet e para në ligën e parë turke. Sot skuadra nga Stambolli në përbërje të të cilit mijitojnë Eduart Rroca, Kristal Abazaj dhe Valon Et’hemi, ka barazuar 0-0 në shtëpi me Keçiorenguçu ku aktivizohet prizrenasi Ilir Mustafa.

Në fakt, Rroca ishte i vetmi nga futbollistët tanë që luajtë 90 minuta duke bërë të pamundurën për të dërguar sulmuesit te goli. Dy asistime neto nga mesfushori shqiptar, nuk janë konkretizuar nga sulmuesit.

Në këtë takim u hedh në fushë edhe Et’hemi por ish lojtari i Kukësit zëvendësoi Ozturk vetëm në të 75′-ën. Vendasit në të dytën, goditën shtyllën por pa mundur të realizojnë.

Pas këtij barazimi për javën e 25-të, Istanbulspor renditet i treti me 47 pikë. Tre më pak se zona që të ngjit në Superligë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!