Ndalet Partizani, Tiranë cinike për tri pikë

Tiranë:

Tirana- Bylis 2-0

Tirana merr tri pikë të tjera sote teksa në Selman Stërmasi mundi 2-0 Bylisin e ballshit.

Një ndeshje e interpretuar mjaft mirë nga bardheblutë të cilët pasi shënuan në fund të pjesës së parë me behirtriç në të 41-ën me starin e së dytës lëshuan terren për tu kundërpërgjigjur me aksinone të shpejta. Goli i ismajgecit në të 75′-n një kryevepër. natyrisht merita i shkon Elton kalesë i cili bëri jo vetëm diferencën por arriti të organizonte aksionin fitues.

Fier:

Apolonia- Partizani 1-1

Në Fier përballë Apolonisë vendase. 1-1 përfundoi ndeshja e luajtur në “Loni Papuçiu”, rezultat që gëzon ekipin vendas, që siguroi një pikë shprese për mbijetesën.

Sfida u zhbllokua në minutën e 24-t. Esin Hakaj realizoi një autogol në portën e tij dhe Apolonia në avantazh. Të kuqtë ia dolën të gjejnë golin e barazimit 15 minuta përpara fundit të takimit. Kardoso dërgoi topin në rrjetë, por vetëm kaq pasi ndeshja u mbyll 1-1.

Bardheblutë racionalë ndaj bylis arritën të merrnin tri pikë të rëndësishme për ecurinë e mëtejshme.

Korçë:

Skënderbeu- Kastrioti 0-1

Një humbje që vret, por që unë si trajner nuk i hedh dot poshtë, jam krenar për ta’ tha Migen Memelli pas humbjes së Skënderbeut me Kastriotin 0-1 në Korçë.

Në fakt një humbje që vret korçarët të cilët me këtë humbje rreziokojnë seriozisht kategorinë. Ndërkaq,Kastrioti ka marrë maksimumin nga transfertë e Korçës,Krutanët iu falën një goli të të zakonshmit Devid De Silva, i cili në minutën e 50 me kokë gjeti golin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!