Strakosha, gati rikthimi i madh

Sipas ‘Corriere della Sera’, Tomas Strakosha bëhët gati të rimarrë vendin e titullarit te Lacio. Portieri i Kombëtares shqiptare, pasi ka lënë prapa një dëmtim të bezdisshëm teksa e detyroi të shkonte në Gjermani për një trajtim specialist, së shpejti do të jetë gati të kthehet në fushë.

Sigurisht për të kapur sërish kuadratin bardhekaltër të Lacios me të cilin ka një kontratë deri në 2022. Nga një futbollist kryesor, i padiskutueshëm për rolin e titullarit te kuadrati lacial, me ardhjen e Pepe Reinas, befas u bë rezervë.

Tani dëshiron të rimarrë terrenin pasi dhe Reina, përveç që nuk ka një të ardhme të gjatë në fushë për efekt moshe, nuk ka bërë ndonjë ndryshim në ndeshjet e fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!