Broja: Ti ngjaj Drogbasë

Armando Broja u transferua në formë huazimi nga Çelsi te Viteshë në Eredivisie verën e kaluar, dhe 19-të vjeçari duket se po shkëlqen duke shënuar gola të shumtë me holandezët.

“Kur isha tek Chelsea, pashë lojtarë si Frank Lampard, Didier Drogba e John Terry. Isha i mahnitur dhe gjithmonë dëshiroja që të bëja foto me ta. Dëshiroja që dikur të jem në këpucët e tyre, në nivelet më të larta.

Tani jam në një moshë shumë të mirë, dhe dëshiroj që të kaloj Didier Drogbanë. Nuk është e lehtë, por ky është mentaliteti im, kështu ndihem”, tha Broja në një intervistë për “Goal”.

Këtë sezon futbollisti kuqezi, ka 22 paraqitje me Viteshë, teksa ka shënuar nëntë gola dhe dy asistime për skuadrën ku më parë është aktivizuar Milot Rashica.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!