Josa: Kukësi ka cilësi, të besojmë në aftësitë tona

Mirel Josa ka folur sot lidhur me takimin e Kukësit nesër ndaj Laçit në ‘Elbasan Arena’. Vlerëson kundërshtarin duke e quajtur skuadër që luan futboll të mirë dhe jep leksione për të tijtë duke u shprehur se çdo futbollist lipset të futet në fushë me mentalitet fituesi. Nuk ka në dispozicion Ibraimin e pezulluar.

Josa:

E vlerësojmë maksimalisht Laçin për atë që ka bërë deri më tani. Skuadra jonë dha njëfarë shkëndijë në Durrës pavarësisht se nuk fituam. U munduam të luajmë futboll të mirë si në sulm dhe në mbrojtje. Mungon Ibraimi, që është pezulluar me kartonë, pjesa tjetër është e gatshme.”

Finalizimi? Nuk varet vetëm nga sulmuesit, por edhe nga mesfushorët, duhet të jemi më këmbëngulës në zonën e kundërshtarit. Laçi nuk luan ashpër, por luan fort futboll. Nga skuadra ime dua që të luajë mirë edhe kur nuk e ka topin në dispozicion.Kush arrin më shpejt te topi, ka më shumë mundësi të fitojë ndeshjen.

Vendi i tretë? Do mundohemi ndeshje pas ndeshje. Skuadra ka kapacitet, do vetëm ndryshim mentaliteti. Edhe në Durrës nuk shkuam për barazim. Në 10 minutat e fundit të dy skuadrat mund të fitonin, nuk ndodhi.

Edhe në këtë ndeshje barazimi ndihmon skuadrat e tjera. Për sa kam ardhur unë Ibraimi nuk ka luajtur numër 10, pavarësisht se e ka në shpinë. Ka luajtur sulmues dhe është shprehur mirë aty. Për mua çdo lojtar që e ka topin në zotërim është organizator i skuadrës”, u shpreh Josa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!